Loading…

Ambasadori Hovenier shfaqet patriotik duke kënduar himnin amerikan

  • 01/07/2022 | 23:32

Ambasadori Hovenier shfaqet patriotik duke kënduar himnin amerikan

Festimeve të 4 korrikut në Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë iu bashkuan shumë figura të njohura të politikës kosovare. Këtë organizim e udhëhoqi ambasadori Hovenier, i cili u shfaq shumë patriot në momentit e intonimit të himnit, shkruan Gazeta Metro.


Lidhur me Ditën e Pavarësisë, ambasadori Hovenier mbajti një fjalim sot, duke përmendur si zakonisht marrëdhëniet e ngushta mes vendit të tij dhe Kosovës.

Ai përsëriti mbështetjen e madhe që Kosova ka nga Amerika: “Ne mbetemi të palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.”

“Pra, sot, ndërsa festojmë 246 vjetorin e Shteteve të Bashkuara si shtet i lirë, i pavarur, sovran, festojmë së bashku edhe 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe përparimin e jashtëzakonshëm që keni bërë në këtë periudhë të shkurtër kohore”, vazhdoi më tej Hovenier.

“Nuk mund të mendoj për asnjë vend më të përshtatshëm për ta bërë këtë se sa këtu – në Ambasadën e SHBA’së të një Kosove sovrane, të pavarur dhe demokratike”, tha ambasadori.

Në këtë organizim të Ambasadës së SHBA’së, morën pjesë edhe liderët e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë