Loading…

Ambasadori Hovenier kërkon transparencë gjatë përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

  • 11/02/2022 | 11:26

Ambasadori Hovenier kërkon transparencë gjatë përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, kërkoi që zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit të jetë transparent, shkruan Gazeta Metro.


Hovenier tha se kur ka arritur në Kosovë është inkurajuar me progresin që ka arritur sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë.

“Kam një histori të gjatë me çështjet e Kosovës. Që kur kam arritur jam inkurajuar se sa progres kanë arritur sistemin e sundimit të ligjit. E keni rregulluar sistemin e disiplinimit. Ajo që mbetet në luftimin e korrupsionit. Ju inkurajojë t’i merrni hapat me policinë për ta luftuar korrupsionin. Korrupsioni është kancer që vret. Varfëron qytetarin për gërryen besimin e tij”, tha ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, tha se para vetës kanë një proces të rëndësishëm, siç është ai i zgjedhës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Ministrja Haxhiu tha se ky proces ka vëmendjen edhe partnerëve tanë ndërkombëtar, teksa kërkoi që ky proces të jetë proces transparent.

“Kjo ditë është ditë shumë e rëndësishme për sistemin prokurorial. Jam e vetëdijshme që keni punë të rënë kryeprokuror. Viktimat e krimit kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje dhe qytetarët kanë të drejtë t’i qasen drejtësisë. Duhet ta rrisni bashkëpunimin me njeri tjetrin. Ushtrojeni detyrën tuaj në mënyrë objektive. Në përmbushjen e detyrave tuaja ju duhet mbështetje. Do të jem zëri juaj për çdo nevojë. Ne kemi obligim që të sigurohemi që ju bëni punën tuaj pa asnjë pengesë. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Angazhohuni për kërkimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë. Edhe qeveria kritikohet edhe Gjykata Kushtetuese sepse qytetarët e kanë të drejtën të thonë mendimin e tyre”, tha Haxhiu.

E kryesuesi i Këshillit Prokurorial Jetish Maloku, premtoi ngritje të llogaridhënies në këtë institucion. Tha se kjo mund të arrihet duke punuar me trupat e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Nuk ka shumë kohë nga vitit paraprak kemi arritur rezultate që mund të krenohemi por na presin edhe sfida të shumta. Së bashku do të ngrisim nivelin e llogaridhënies. Do të punojmë me të gjitha trupat e këshillit. Këshilli ka nxjerrë 200 vendime. Ka hartuar edhe shumë rregullore me dosjen e prokurorëve”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë