Loading…

Ambasadori Greiçevci nuk ka informacione se ndonjë kosovarë mund të jetë viktimë e sulmeve në Londër

  • 04/06/2017 | 08:12

Ambasadori Greiçevci nuk ka informacione se ndonjë kosovarë mund të jetë viktimë e sulmeve në Londër

Ambasada e Kosovës në Londër, është mobilizuar pas sulmeve terroriste që ndodhën në kryeqytetin britanik.


Në një bisedë për Magazina.al, Lirim Greicevci, ambasador i Kosovës në Britani të Madhe, ka thënë se është duke e përcjellë situatën pas ngjarjeve që ndodhën atje. Ai tha se nuk ka ende informacione nëse ndonjë kosovarë mund të jetë viktimë e këtyre sulmeve.

Për çdo të papritur, Greiçevci ka thënë se Ambasada e Kosovës ka lëshuar në dispozicion numrin emergjent për cka kosovarët mund të lajmërohen. Numri emergjent i Ambasadës së Kosovës është +447961064763 Greiçevci po ashtu ka njoftuar se sulmet në London Bridge dhe Borough Market janë shpallur zyrtarisht si sulme terroriste.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë