Loading…

Ambasadori gjerman reagon për sulmin në Gllogjan: Autorët duhet të sillen para drejtësisë

  • 27/11/2021 | 13:22

Ambasadori gjerman reagon për sulmin në Gllogjan: Autorët duhet të sillen para drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i tronditur me tragjedinë në Gllogjan ku tre persona mbetën të vrarë pas sulmit me kallashnikov ndaj autobusit që po transportonte nxënës, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Twitter, Rohde ka thënë se autorët duhet të sillen sa më parë para drejtësisë.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave teksa i ka uruar shërim nxënësit të plagosur.

“I tronditur nga ky sulm i dhunshëm në autobusin e studentëve. Autorët duhet të sillen para drejtësisë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Rohde.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë