Loading…

Ambasadori gjerman i dëshpëruar me Qeverinë e Kosovës, pasi dështuan ta votojnë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

  • 08/10/2020 | 17:01

Ambasadori gjerman i dëshpëruar me Qeverinë e Kosovës, pasi dështuan ta votojnë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i zhgënjyer pas dështimit për herë të gjashtë me rradhë, që deputetët e Kosovës të votojnë projektligjin  për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Metro.


Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot për herë të gjashtë dështuan që të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, pas situatës së krijuar me pandeminë Covid-19.

Ambasadori gjerman, Rohde përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook u shpreh i zhgënjyer që nuk po arrihet bashkëpunim dhe bashkërendim mes pozitës e opozitës për kalimin e këtij projektligji.

“I dëshpëruar të dëgjojë që në seancën e sotme parlamentare nuk ka kaluar për të gjashtën herë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Ku është plani i qeverisë për gjetjen e kompromisit me opozitën”, ka shkruar Rhode në Twitter.

Ndryshe, në votimin për këtë projektligj sot morën pjesë vetëm 58 deputetë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë