Loading…

Ambasadori francez thotë se Franca nuk harron sakrificat e Serbisë në luftën e madhe, flet për flamurin e Kosovës

  • 06/11/2018 | 23:36

Ambasadori francez thotë se Franca nuk harron sakrificat e Serbisë në luftën e madhe, flet për flamurin e Kosovës

Ambasadori i Francës në Serbi, Frederic Mondoloni, ka dhënë shpjegime në lidhje me vendosjen e flamurit të Kosovës në Francë.


Franca do të mbajë një ceremoni ku do të shënjohet fundi i Luftës së Parë Botërore, ceremoni në të cilën është ftuar edhe presidenti serb, Vucic, transmeton gazetametro.net

Në ceremoni janë ftuar edhe shtete që nuk kanë ekzistuar gjatë Luftës së Parë Botërore, duke përfshirë edhe Kosovën. Kjo do të thotë se në atë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe flamuri i Kosovës.

Kur është pyetur në lidhje me këtë, ambasadori francez për Televizionin e Vojvodinës ka thënë se e di që nuk ka qenë e lehtë për Serbinë ajo që ka ndodhur me flamurin e Kosovës.

Më tej, ai ka thënë se Franca nuk i vë në dyshim sakrificat dhe rolin e Serbisë në Luftën e Parë Botërore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë