Loading…

Ambasadori britanik: Shumë i zhgënjyer me gjuhën e deputetëve dhe mos kalimin e Kodit Civil

  • 17/03/2022 | 15:20

Ambasadori britanik: Shumë i zhgënjyer me gjuhën e deputetëve dhe mos kalimin e Kodit Civil

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, ka reaguar pas dështimit të votimit të Kodit Civile në parlamentin e Kosovës, duke thënë se ndihet i zhgënjyer me gjuhën e përdorur nga deputetët, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, është shprehur i zhgënjyer me mos miratimin e djeshëm.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që gjuha në Kod dhe në debat, të respektojë të drejtat e njeriut të gjithë kosovarëve, përfshirë LGBTI+.

“Shumë i zhgënjyer që Kodi Civil nuk u miratua dje. Është e rëndësishme që gjuha, në Kod dhe në debat, të respektojë të drejtat e njeriut të të gjithë kosovarëve, përfshirë LGBTI+, në përputhje me Kushtetutën.

Kujtojmë se një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratoj Kodin Civil.

Në votim morën pjesë 61 deputetë, 28 prej tyre ishin për, 29 kundër dhe 4 abstenime, ndërsa LDK dhe PDK nuk morën pjesë fare në votim.

Gjithashtu duhet theksuar se gjuha e deputetëve të VV’së ishte e rëndë dhe fyese ndaj komunitetit LGBTI./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë