Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, është i njohur për dashurinë e tij ndaj Kosovës. Kësaj radhe ai siç duket është mahnitur nga bukuria e Kaçanikut. Madje, ai ka pyetur nëse ka ndonjë vend më të bukur se ai në Ballkan.
O’Connell ka publikuar këtë fotografi në rrjetin social Facebook me mbishkrimin: “Kaçanik – a ka lokacion më bukur në Balkan?”, të cilin ai pastaj e ka shoqëruar edhe me përkthimin në gjuhën serbe, siç zakonisht vepron./gazetametro.net.