Loading…

Ambasadori britanik: Aplikimi i Kosovës në Këshill të Europës është i mirëseardhur, ju uroj suksese

  • 13/05/2022 | 20:21

Ambasadori britanik: Aplikimi i Kosovës në Këshill të Europës është i mirëseardhur, ju uroj suksese

Kosova ka dorëzuar dje dokumentacionin e nevojshëm për anëtarësim në Këshillin e Europës, duke shfrytëzuar këtë mundësi pas përjashtimit të Rusisë nga ky këshill. Për këtë veprim ka folur edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abottt, shkruan Gazeta Metro.


Mbretëria e Bashkuar duket se edhe këtë herë ka dalur në krah të Kosovës, duke e mbështetur aspiratën e saj për anëtarësim në Këshillin e Europës.

“Dëshira e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës është një sinjal i mirëpritur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj”, ka thënë Abbott në Twitter.

“Është gjithashtu një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj për të mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin e saj ndërkombëtar. I uroj suksese Kosovës”, përfundon shkrimi i tij.

Kosova dorëzoi dje dokumentacionin dhe është në pritje të marrjes në shqyrtim të kërkesës së saj nga Këshilli i Europës. Për t’u pranuar, Kosovës i duhen 31 vota, ndërsa në këshill janë 34 shtete të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe 12 që s’e kanë bërë një gjë të tillë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë