Loading…

Ambasadori amerikan takohet me Abdixhikun: Diskutojnë partneritetin me SHBA’të

  • 18/02/2022 | 17:35

Ambasadori amerikan takohet me Abdixhikun: Diskutojnë partneritetin me SHBA’të

Ambasadori i SHBA’ve, Jeff Hovenier, ka vazhduar takimet me opozitën edhe sot, duke u takuar edhe me kreun e LDK’së Lumir Abdixhikun, shkruan Gazeta Metro.


Jeff Hovenier dje u takua me Ramush Haradinaj për të diskutuar mbi partneritein mes Kosovës dhe SHBA’ve, ndërsa sot të njëjtën gjë e ka bërë me opozitarin tjetër, Lumir Abdixhikun.

Ambasadori u deklarua: “Me Lumir Abdixhikun diskutuam partneritetin historik SHBA-Kosovë dhe rolin thelbësor që partitë opozitare luajnë në shoqëritë demokratike për të ndihmuar në sigurimin e politikave dhe legjislacionit që përfitojnë të gjithë qytetarët.”

Ndërsa i pari i Lidhjes Demokratike në Facebbok, ndër të tjera tha: “Ambasadorin Hovenier e falënderova për mbështetjen e pazëvendësueshme të ShBA-ve në të gjitha proceset shtet-formuese të Kosovës, dhe e sigurova atë se miqësia e përhershme e Kosovës me ShBA-të është orientim identitar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.” /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë