Loading…

Ambasadori amerikan: Shpresoj ta tejkalojmë këtë dhe të mos ketë më pasoja

  • 01/06/2023 | 17:08

Ambasadori amerikan: Shpresoj ta tejkalojmë këtë dhe të mos ketë më pasoja

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit që pati me kryeministrin Kurti, është pyetur nëse do të ketë sanksione të reja për Kosovën pas asaj që u ndërmor me përjashtimin e saj nga “Defender Europe 2023”.


Ai tha se nuk dëshiron ta përmend fjalën “sanksione”, por tha se shpreson që kjo situatë të kalojë.

“Shpresoj që do të kalojmë këtë dhe s’do të ketë më nevojë për pasoja”.

Hovenier tha se për të ndryshuar situatën në Veri kërkohen vendime nga Kurti dhe Qeveria e tij.

“SHBA do të vazhdojë që të inkurajojë Qeverinë e Kosovës sa më aktivisht dhe efektivisht që mundemi për të ndihmuar për të deeskaluar situatën. Dhe siç shihet në deklaratat publike, ne presim edhe nga Qeveria e Serbisë që të ndërmarrë hapa që të ndihmojë për të arritur një situatë më të mirë në veri të Kosovës”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë