Ambasadori i SHBA’së në Beograd, Kyle Scott thotë, ka thënë se politika e Uashingtonit ndaj Serbisë nuk do të ndryshojë as pas ardhjes së Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Ai sipas RTS’së ka thënë se e di që në Serbi njerëzit shpresojnë se Amerika do të ndyrshojë politikën ndaj pavarësisë së Kosovës. Por ai thotë se kjo është e pamundur, dhe se nuk ka asnjë tregues nga fushata e Trump se kjo do të ndodhë, transmeton gazetametro.net.
Kur është fjala për Serbinë, amabasdori amerikan atje, ka thënë se qëllim kryelsor mbertet stabiliteti, rritja ekonomike dhe përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët e saj.
Sipas tij, Serbia duhet të bëj më shumë përpjekje për t’u integuar në Bashkimin Evropian.
Ai tha se nuk pret se do të ketë ndryshime të mëdha në qëndrimin amerikan ndaj rajonit.
“Nuk ka asnjë arsye për të besuar se Donald Trump sjellë ndryshime të rëndësishme në lidhje me Ballkanin”, Scott.
Sipas tij, Amerika është një vend i madh që respekton interesat e saj dhe jo aq lehtë ndryshon politikat.
Scott beson se në të ardhmen fokusi i Shteteve të Bashkuara do të jetë siguria dhe stabiliteti në rajon. /gazetametro.net