Loading…

Ambasadori amerikan në Serbi e quan të turpshme pengimin e Vucicit për të vizituar Drenicën

  • 09/09/2018 | 18:43

Ambasadori amerikan në Serbi e quan të turpshme pengimin e Vucicit për të vizituar Drenicën

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, ka dënuar vendosjen e barrikadave në banorët e Skenderajt, për të penguar vizitën e Presidenti të Serbisë, Aleksandër Vucic në fshatin Banjë.


Scott përmes një postimi në Twitter ka thënë se tensionet gjatë vizitës së presidentit Vucic sot në Kosovë po e shpërfaqin nevojën për kompromis dhe normalizim të mardhënieve mes dy vendeve, shkruan gazetametro.net.

“Tensionet gjatë vizitës së Vuçiq në Kosovë edhe një herë shpërfaqin nevojën për kompromis edhe normalizim të marrëdhënieve”, ka shkruar Scott në Twitter.

Po ashtu ambasadori amerikan në Serbi i ka quajtur barrikadat e vendosura në rrugë si të turpshme, por e ka çmuar se pjesa tjetër e vizitës së Vucicit në Kosovë ka kaluar pa incidente.

“Është e turpshme që me barrikada në rrugë u pengua vizita e planifikuar e Vuçiq në Banjë, por është me rëndësi që pjesë tjetër e vizitës së tij të rëndësishme në Kosovë ka vazhduar pa incidente”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë