Loading…

Ambasadori amerikan në Kosovë shfaqet me plis në kokë

  • 25/08/2019 | 21:47

Ambasadori amerikan në Kosovë shfaqet me plis në kokë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett është shfaqur me plis në kokë duke shfaqur dashurinë dhe respektuar traditat shqiptare, shkruan Gazeta Metro.

Kosnett plisin e ka vendosur derisa ka qenë pjesë në natën përmbyllëse të festivalit ‘Etnofest’ në mesin e shumë vizitorëve.

Në ‘Etnofest’ i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, ku së bashku me miqtë e tij ka qëndruar në festival ku edhe bërë disa fotografi me të pranishmit aty.

Ambasadori Kosnett është parë me plis në kokë duke bërë fotografi me të pranishëm si dhe me ansamblin nga Vitia ku edhe i janë dërguar Periskopit.

Kujtojmë se Kosnett është një përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi, duke parë edhe thirrjet e tij që të arrihet kjo marrëveshje që të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve dhe Kosova të ecë para në rrugën e saj euroatlantike./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë