Loading…

Ambasadori amerikan në Beograd shpalos hartën e Serbisë pa Kosovën

  • 19/04/2019 | 14:16

Ambasadori amerikan në Beograd shpalos hartën e Serbisë pa Kosovën

Ndonëse Kosova është e pavarur tash e 11 vite, serbet kudo hartën e Serbisë e paraqesin edhe me Kosovën brenda saj. Por, këtë praktikë nuk e ka ndjekur ambasadori amerikan në Serbi Kyle Scott, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë një ligjërate në shkollën “Zarko Zrenjanin”, ambasadori amerikan ka prezantuar tri harta të Serbisë, në të cilën nuk ishte Kosova.

Portali “Srbija danas” (Serbia sot), shkruan të ketë pasur shprehje pakënaqësie, meqë studentët kur e kanë parë një gjë të tillë janë ngritur dhe kanë thirrur ‘Kosova është Serbi”, ndërkohë ambasadori Scott thuhet se ka ndërruar faqen e ligjëratës, dhe ka vazhduar ligjërimin sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Portali i njohur për propagandë, thotë se ka pasur shprehje të pakënaqësisë edhe ndër prindërit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë