Loading…

Ambasadori amerikan me video-mesazh uron Pavarësinë: Arritjet e Kosovës për këto 14 vjet janë të jashtëzakonshme

  • 17/02/2022 | 14:24

Ambasadori amerikan me video-mesazh uron Pavarësinë: Arritjet e Kosovës për këto 14 vjet janë të jashtëzakonshme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka uruar Kosovën në 14-vjetorin e Pavarësisë përmes një video-mesazhi të cilin e ka publikuar në Twitter, shkruan Gazeta Metro.


Hovenier ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën dhe se partneriteti mes dy shteteve do të vazhdojë të forcohet gjatë viteve të ardhshme.

Ai i ka cilësuar 14 vite të Pavarësisë së Kosovës si të “jashtëzakonshme”, duke thënë se SHBA-të janë krenare ta quajnë Kosovën “partner dhe mike”.

Postimi i plotë i ambasadorit amerikan:

Sot, Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë – 14 vjet shtet sovran dhe partner i besueshëm i SHBA-së. Arritjet e Kosovës për këto 14 vite janë asgjë më pak setë jashtëzakonshme. ShBA-të janë krenare ta quajnë Kosovë partner dhe mike e jona. Tani, ndërsa ne e festojmë këtë ditë të rëndësishme së bashku, premtimi im për ju është ky : partneriteti i palëkundur që gëzojmë midis vendeve tona – ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara – do të forcohet vetëm në vitet në vijim. Si do ta bëjmë këtë? Së bashku. Sot qëndrojmë krah Kosovës për të festuar me ju. Ju urojmë për atë që keni arritur dhe mezi presim që të vazhdojmë përkrahjen deri shfrytëzoni mundësitë që ju presin. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë