Loading…

Ambasadori amerikan i shkon në takim Haradinajt: Flet për rolin e rëndësishëm të opozitës konstruktive

  • 16/02/2022 | 18:53

Ambasadori amerikan i shkon në takim Haradinajt: Flet për rolin e rëndësishëm të opozitës konstruktive

Sot Jeff Hovenier, ambasador i SHBA’ve në Kosovë, i shkoi në zyre ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj, ku u diskutua për dialogun mes Kosovës e Serbisë dhe rolit të opozitës, shkruan Gazeta Metro.


Në një deklaratë të tij në Twitter, amabasadori Hovenier tha: Me Ramush Haradinajn diskutuam rolin thelbësor të një opozite konstruktive dhe ritheksuam partneritetin e palëkundur mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Ramush Haradinaj në një postim në Facebook u shpreh: “I lumtur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Kosovën në një proces dialogu që do të përfundojë me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, duke mos cenuar integritetin, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë.”

Më tutje shtoi: “Ky qëndrim më është rikonfirmuar edhe nga Shkëlqesia e tij, ambasadori Jeffrey M Hovenier, të cilin kisha kënaqësinë ta pres sot në Selinë e Aleancës.”

“Ambasadorit Hovenier i urova mirëseardhjen dhe shumë sukses në detyrën e tij në Republikën e Kosovës dhe u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve”, përfundoi ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë