Loading…

Ambasadori amerikan i ashpër ndaj ish kryeprokurorit të Shqipërisë: I korruptuar dhe i diskredituar

  • 11/04/2018 | 23:10

Ambasadori amerikan i ashpër ndaj ish kryeprokurorit të Shqipërisë: I korruptuar dhe i diskredituar

Pas bërjes publike të deklaratave të ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, se Donald Lu i kërkuar arrestimin e Metës, ka ardhur reagimi zyrtar nga ambasadori Lu.


Ambasadori amerikan thotë se Llalla është i korruptuar dhe se rrezikon të shkojë në burg.

Reagim i plotë Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara.

Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.

Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë