Loading…

Ambasada e SHBA’së: Prokuroria të luftojë seriozisht korrupsionin

  • 28/01/2017 | 12:11

Ambasada e SHBA’së: Prokuroria të luftojë seriozisht korrupsionin

Në konferencën Vjetore të Prokurorëve,  zëvendësshefja e misionit në Ambasadën e SHBA’së, Collen Hyland, në Kosovë ka thënë se pavarësisht disa sukseseve, Prokuroria e Shtetit duhet të luftojë seriozisht korrupsionin.

“Korrupsioni luftohet edhe duke sekuestruar pasurinë e paligjshme të kriminelëve dhe ka inkurajuar të bëjnë kërkesa të tilla. Krimi dhe korrupsioni të luftohet në nivele të larta dhe të mos ketë ndjekje bazuar në prejardhjen etnike”, ka thënë Hyand

Hyland përmendi sfidat që ka kaluar sistemi i drejtësisë në Kosovë gjatë vitin 2016., duke përmendur hedhjen e gazit në Kuvend nga opozita.

“Jeni ballafaquar me shumë sfida, kur deputetët filluan të përdorin gazin lotsjellës. Kjo ishte sfidë dhe ju e tejkaluat atë siç duhet. Ju treguat se dhuna nuk ka vend në foltoren e kuvendit”, ka thënë ajo.

Zëvendës shefja e misionit paraqiti tri sfidat e sistemit të drejtësisë për këtë vit.

“E para, t’i plotësoni vendet në prokurorinë speciale. Së dyti, Duhet të rrisni konfiskimin e pasurisë. Mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin është që kriminelëve tua merrni pasurinë.  Duhet të keni në prioritet ndjekjen në ato raste që do të keni më shumë ndikim. Qeveria e SHBA ka parë që Kosova është duke ecur në drejtimin e duhur, mirëpo nuk duhet që ndjekjet të bëhen në baza etnike”, tha Collen Hyland./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë