Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Colleen Hyland, ka thënë se rritja e taksave për produktet e shteteve anëtare të CEFTA-s, është e dëmshme për reputacionin e shtetit të Kosovës.
Në një shkrim në Twitter, Hyland ka thënë po ashtu se taksa e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës do të thorë “rritje të tensioneve” në regjion.
“Rritja e taksave për anëtarët e CEFTA-së, rritje e dhimbjes për qytetarët e Kosovës, rritje e tensioneve dhe rritje e dëmtimit të reputacionit të Kosovës”, ka shkruar Hyland në Twitter.
“Udhëheqja strategjike, reagimet jo emocionale, janë të nevojshme për të siguruar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe një marrëdhënie të normalizuar me Serbinë”.
Qeveria e Kosovës vendosi taksë prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës rreth një javë më parë, më 21 nëntor.