Loading…

Ambasada e Kosovës në Itali tregon nëse ka të lënduar kosovarë nga shembja e urës

  • 14/08/2018 | 17:19

Ambasada e Kosovës në Itali tregon nëse ka të lënduar kosovarë nga shembja e urës

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Itali, ku pas shembjes së urës në Gjenova raportohet se deri më tani kanë humbur jetën 22 persona.


Ashtu siç dihet, në Itali jetojnë një numër i konsiderueshëm i kosovarëve dhe deri më tani nuk ka ndonjë raportim për të vdekur apo lënduar nga kjo tragjedi.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali përmes një njoftimi ka thënë se janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë.

“Ambasada e Kosovës në Romë qëndron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë në lidhje me shembjen e urës Morandi në autostradën A10 në Genova”.

Ambasada deri tani nuk ka informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë të Kosovës.

Ambasada jonë në Romë ka dhënë edhe numrat emergjent, të cilët janë: +39 3319165296 , +39 3472127662.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë