Loading…

Ambasada e Amerikës i drejtohet Trump’it në shqip (Video)

  • 20/01/2017 | 15:05

Ambasada e Amerikës i drejtohet Trump’it në shqip (Video)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përmes një videomesazhi, ka zgjedhur të urojë Presidentin Donald Trump, në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të tij.


Në videon e postuar në rrjetet sociale, i gjithë stafi i ambasadës së SHBA në Tiranë, me në krye ambasadorin Donald Lu, ka shprehur në gjuhën shqipe urimin e tyre për ardhjen e Trump në krye të SHBA-ve.

Në fjalën e tij, ambasadori Lu, falenderon së pari të gjithë shqiptarët që kanë shprehur urimet e tyre për ardhjen e Trump në krye të Presidencës amerikane. Lu thekson se në këto 25 vite është dëshmuar për lidhjen e fortë të amerikanëve dhe shqiptarëve, ndërsa shton se kjo marrëdhënie të vijojë edhe më tej.

“Ne falenderojmë shqiptarët që kanë mirëpritur ngrohtësisht ardhjen e Trump dhe Zonjës së Parë në krye të SHBA-ve. Për më shumë se 25 vjet, dhe gjatë qeverive të ndryshme, në Uashington dhe në Tiranë, ka qenë gjithmnë e vërtetë se shqiptarët dhe amerikanët kanë një lidhje të fortë dhe të thellë mes tyre. Pres me kënaqësi që kjo marrëdhënie e jashtëzakonshme, të vazhdojë gjatë Presidencës Trump.” shprehet ambasadori Donald Lu

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë