Loading…

Ambasada amerikane ua hap dyert, por vetëm pas daljes nga VV

  • 14/08/2018 | 14:29

Ambasada amerikane ua hap dyert, por vetëm pas daljes nga VV

Ish’lidershipi i Vetëvendosjes, tani lidership në PSD, janë pritur në takim nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie. Afrimi i tyre me ambasadën e SHBA’së, vjen tek pas largimit të tyre nga Vetëvendosje.


Ambasada e SHBA’së në Kosovë dhe Lëvizja Vetëvendosje, asnjëherë nuk kanë pasur raporte të mira, shkaku se kjo e fundit ka ndjekur një politikë aktive kundër të gjitha projekteve amerikane në Kosovë, duke përfshirë madje edhe vetë projektin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Por, tani pas daljes nga Vetëvendosje, kanë ndryshuar të dy palët, edhe ish’lidershipi i VV’së, tash lidership i PSD’së, e edhe ambasada e SHBA’së, shkruan gazetametro.net.

Sot ata janë pritur në takim nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ku kanë diskutuar për temat më të rëndësishme në vend, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë, temë kjo të cilën sa ishin në Vetëvendosje, ishte e padiskutueshme.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti. Ai ka thënë se takimin e kanë zhvilluar në rezidencën e ambasadorit.

“Bashkë me nënkryetarin Visar Ymeri dhe shefin e grupit parlamentar Dardan Sejdiu takuam në drekë pune ambasadorin e SHBAve në Kosovë Greg Delawie dhe këshilltaret politikë në ambasadë në rezidencen e ambasadorit. Diskutuam mbi ngjarjet e fundit politike me theks të veçantë mbi Sundimin e Ligjit (reformat dhe legjislacionin) si dhe dialogun me Serbinë”, ka thënë Ahmeti.

Megjithatë, duhet theksuar, se kryetari aktual i PSD’së, Shepnd Ahmeti, edhe sa ka qenë në VV ka pasur raporte më të mira me ambasadën amerikane, për dallim nga lideri aktual i VV’së, Albin Kurti. Madje ky i fundit në mesin e akuzave ndaj Ahmetit ka pasur edhe atë të afërsisë së tij me ambasadat e vendeve mike të Kosovës, duke përfshirë edhe atë amerikane. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë