Loading…

Ambasada amerikane nxjerr në pah mashtruesit e vizave: Kujdes nga këto zyra

  • 27/04/2017 | 17:51

Ambasada amerikane nxjerr në pah mashtruesit e vizave: Kujdes nga këto zyra

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, me anë të një fotomesazhi iu drejtua të gjithë qytetarëve shqiptarë të bëjnë kujdes nga personat apo zyrat e mashtrimit që thonë se mund të ndihmojnë në pajisjen e vizave.


Ambasadën amerikane ka paralajmëruar të gjithë ata që duan të shkojnë në Amerikë. Sipas saj, qytetarët mund të bien pre e mashtrimeve që jo vetëm do humbasin para por edhe të drejtën për të udhëtuar më në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada gjithashtu thotë se duhet të zgjidhet me kujdes personi që këshillon apo plotëson aplikimin për vizë

Përshëndetje të gjithëve! Kam një mesazh të rëndësishëm për të ndarë me ju: Përpjekjet për të përdorur mashtrimin për të marrë një vizë jo vetëm që do t’ju kushtojnë juve shumë para, por kjo gjithashtu mund të thotë që ju do të jeni përgjithmonë të papranueshëm për të udhëtuar për në SH.B.A.

Mos harxhoni kohën tuaj me mashtrime – dhe zgjidhni me kujdes personin që ju këshillon apo që ju plotëson aplikimin tuaj për vizë. Ka plot individë apo zyra që ofrojnë shërbime legjitime, por gjithmonë bëni kujdes nga mashtrimet. Mirëpres pyetjet tuaja sot dhe gjatë javës”, shkruan Ambasada e SHBA.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë