Loading…

Ambasada Amerikane ‘lëshon alarmin’: Thirrje shtetasve të shmangin vendet me shumë njerëz për shkak të sulmeve të mundshme terroriste

  • 27/11/2021 | 22:26

Ambasada Amerikane ‘lëshon alarmin’: Thirrje shtetasve të shmangin vendet me shumë njerëz për shkak të sulmeve të mundshme terroriste

Ambasada Amerikane në Kosovë në një njoftim të datës 22 nëntor ka paralajmëruar shtetasit e saj sa i përket sulmeve të mundshme terroriste në territorin e Kosovës.


Në njoftimin e shpërndarë në faqen  travel.state.gov, iu bëhet me dije shtetasve amerikanë që të rishqyrtojnë ushëtimet e tyre në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan për shkak të mundësive për trazira.

Tutje në njoftimin e Ambasadës thuhet se terroristët mund të sulmojnë në qendra tregtare, hotele, klube, restorante etj.

“Grupet terroriste vazhdojnë komplotimin e sulmeve të mundshme në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë me pak ose aspak paralajmërim, duke synuar vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet/qendrat tregtare, strukturat e pushtetit lokal, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, ngjarjet e mëdha sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike” thuhet në njoftimin e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë