Loading…

Ambasada Amerikane: Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsi

  • 05/10/2020 | 21:05

Ambasada Amerikane: Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsi

Shkrimtari më i njohur shqiptar, Ismail Kadare, do ta pranojë edhe një çmim të rëndësishëm ndërkombëtar për letërsinë, shkruan Gazeta Metro.


Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një njoftimi bën të ditur se Çmimi Ndërkombëtar “Neustadt” për Letërsi, këtë vit do t’i shkojë shkrimtarit shqiptar. Çmimi jepet në kuadër të Festivalit të Letërsisë “Neustadt” dhe organizohet nga Universiteti i Oklahomës.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës.”– njofton ambasada.

Ceremonia do të zhvillohet virtualisht, përshkak të rrethanave tashmë të ditura të pandemisë dhe do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që regjistrohen.

“Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij”– vijon më tej njoftimi i Ambasadës.

Në faqen e Facebookut të botuesit të Kadaresë, shtëpisë botuese Onufri, bëhet e ditur se juria e çmimit e lexoi “Prillin e thyer” si tekstin përfaqësues të veprës së Kadaresë.
“Neustadt”, i quajtur ndryshe “Nobeli amerikan”, jepet për arritje të jashtëzakonshme në letërsi, dhe para Kadaresë i është dhënë emrave më të njohur të letërsisë botërore, mes të cilëve spikatin emrat si Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz e Czeslaw Milosz.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë