Loading…

Amaneti i Mujë Krasniqit jeton në shërbim të qytetarëve përmes Kushtrimit

  • 03/06/2026 | 20:03

Amaneti i Mujë Krasniqit jeton në shërbim të qytetarëve përmes Kushtrimit

Heroi i Kosovës, Mujë Krasniqi – Komandant Kapuçi, ishte një nga luftëtarët më të përkushtuar dhe bashkëluftëtarët më besnikë të komandantit legjendar Adem Jashari. Me guximin, sakrificën dhe përkushtimin e tij ndaj lirisë, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugëtimin çlirimtar dhe në themelet e shtetndërtimit të Kosovës.


Sot, amanetin e tij e vazhdon djali i axhës, Kushtrim Krasniqi, një ekonomist i dalluar me përvojë profesionale prej gati dy dekadash në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit.

Duke e vënë përvojën, dijen dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve, ai ka zgjedhur të kontribuojë në jetën politike përmes radhëve të LDK-së, ku është kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Trashëgimia e dëshmorëve dhe heronjve të kombit jeton përmes atyre që vazhdojnë të punojnë me ndershmëri, përgjegjësi dhe përkushtim për Kosovën, duke mbrojtur idealet për të cilat ata dhanë jetën. Për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë