Loading…

‘Alternativa e komandantëve’, Musliu-Osmanit: Po e fyen historinë e Kosovës

  • 03/06/2026 | 15:47

‘Alternativa e komandantëve’, Musliu-Osmanit: Po e fyen historinë e Kosovës

Kandidatja e PDK-së për deputete, Ganime Musliu, reagoi ndaj deklaratave të ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila një natë më parë është shprehur në mënyrë kritike për ish-komandantët e UÇK-së., transmeton Gazeta Metro.


Musliu vlerësoi se qasja e Osmanit tregon shkëputje nga realiteti politik dhe shoqëror në vend. Sipas saj, komentet e bëra në adresë të ish-pjesëtarëve të UÇK-së prekin një pjesë të rëndësishme të së kaluarës së Kosovës dhe nuk duhet të trajtohen me nënvlerësim.

“Kur dikush e sheh veten si të vetmen alternativë, ka filluar ta humbasë kontaktin me realitetin. T’i quash “alternativë të komandantëve” me ton përçmues është fyerje për një pjesë të historisë së Kosovës. Respekti për UÇK-në nuk është alternativë politike, por obligim kombëtar. Askush nuk është mbi qytetarët, e aq më pak mbi historinë e Kosovës. Ata që sot flasin me përbuzje për komandantët, harrojnë se liria dhe shteti që përfaqësojnë janë ndërtuar mbi sakrificën e tyre”, shkroi ajo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë