Loading…

Allegri flet për tregun e transferimeve: Dua të shoh se çfarë lojtarë do të ketë në dispozicion

  • 21/05/2022 | 23:54

Allegri flet për tregun e transferimeve: Dua të shoh se çfarë lojtarë do të ketë në dispozicion

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri pas humbjes kundër Fiorentinës nuk ka dashur të flas shumë rreth ndeshjes së sotme, por më shumë ka preferuar të flas për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.


Juventus sonte pësoi humbje në ndeshjen e fundit të kampionatit italian ndaj Fiorentinës me rezultat 2-0, me ç’rast këta të fundit siguruan edhe pjesëmarrjen për në kualifikimet e Conference League sezonin e ardhshëm.

Fillimisht trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’, Massimiliano Allegri tha se kishin luajtur mirë në pjesën e parë por në pjesën e dytë nuk arritën ta mbajnë ritmin, ndërsa më shumë foli për tregun e transferimeve.

”Kemi pasur një pjesë të parë të mirë sonte, por deri në minutën e 50’të e mbajtëm dhe pastaj pranuam golin. Por, tani duhet të mendojmë se cili do të jetë viti ardhshëm. Dua të shoh se çfarë lojtarë do të ketë në dispozicion. Ka një bazë por ekipi duhet ende të rregullohet dhe pronarët e dinë këtë ne biseduam dhe kemi mendim të përbashkët,” tha ai për DAZN.

Allegri ndër të tjerash u pyet edhe se kush do të fitoj nesër titullin e Sere A, ndërsa u përgjigj duke thënë: ”Kush e fiton Scudetton? Nuk e di, nesër është një ditë e bukur. Sa keq që nuk jemi aty, jam pak xheloz,” tha 54-vjeçari.

‘Biankonerët’ e përfundojnë këtë sezon në elitën e futbollit italian me 70 pikë me 57 gola të shënuara edhe 37 të pranuara. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë