Loading…

Aliu: Rruga Prizren-Tetovë s’është konkurrente e rrugës Prishtinë-Pejë, do të bëhen të dyja pa vjedhje e keqpërdorime

  • 28/10/2021 | 13:51

Aliu: Rruga Prizren-Tetovë s’është konkurrente e rrugës Prishtinë-Pejë, do të bëhen të dyja pa vjedhje e keqpërdorime

Reagime të shumta pati në drejtim të vendimit të Qeverisë Kurti për ndarjen e mbi 150 milionë eurove për rrugën Prizren-Tetovë.

Pas kësaj ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se rruga Prizren-Tetovë nuk është konkurrente e rrugës Prishtinë-Pejë dhe se duhen të dyja, e se do të bëhen të dyja por pa vjedhje dhe pa keqpërdorime fondesh.

“Projekti i autostradës për Pejë nuk ndalet. Ndalet vetëm hajnia dhe keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim. Pra, është anuluar vetëm shpronësimi abuziv i cili kthehet në rivlerësim. Nuk është ndaluar projekti. Po ashtu, në vitin që vjen, është përfshirë në buxhet hartimi i projektit për modernizimin e hekurudhës, Pejë – Prishtinë dhe Klinë – Prizren. Rruga Prizren-Tetovë nuk është konkurrente e rrugës Prishtinë-Pejë. Na duhen të dyja dhe do të bëhen të dyja, por pa vjedhje dhe keqpërdorime fondesh”, tha Aliu.

Ai tutje theksoi se në emër të asfaltit nuk do të vjedhë më askush dhe se çdo vjedhje që evidentohet edhe nga projektet e kaluara do ta ndjekin me seriozitetin maksimal duke e dërguar çështjen në prokurori.

“Kosova do të ketë njëkohësisht infrastrukturë moderne, dhe miradministrim të buxhetit për rrugët”, shtoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë