Loading…

Ali Lajçi i VV’së tregon se a do ta votojë Haradinajn për kryeministër

  • 02/07/2017 | 14:32

Ali Lajçi i VV’së tregon se a do ta votojë Haradinajn për kryeministër

Ish-anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Lajçi ka thënë për lajmi.net se nuk do të votojë liderin e kësaj partie, Ramush Haradinajn për kryeministër.


“Jo nuk ka shansa që ta votoj, sepse ai është një projekt tjetër ai. me këtë projekt vetëm mund të trashet e keqja dhe nuk mund të bëhen ndryshimet në Kosovë. Ai koalicion nuk ka projekt për ndryshime, unë e votoj projekte që janë në dobi të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Lajçi.

Ai më tek ka thënë se ndryshimet nuk mund të ndodhin me PDK-në në pushtet.

“Me PDK-në në bashkqëqeverisje nuk mund të bëhen ndryshime. Ai koncepti i administrimit ka rënë, ajo formë e krimit dhe korrupsionit ka rënë. Gjendja në vend mund të ndryshimet mund të ndodhin vetëm nën qeverisjen e Vetëvendosjes”, ka përfunduar Lajçi.

Ai që në të kaluarën si pjesë e AAK-së ka qeverisur Komunën e Pejës, në zgjedhjet e 11 qershorit ka arritur të marr vota të mjaftueshme për të hyrë në Kuvend në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë