Loading…

Ali Ahmeti: Hiqeni taksën ndaj Serbisë

  • 18/02/2019 | 16:20

Ali Ahmeti: Hiqeni taksën ndaj Serbisë

Kryetari i partisë më të madhe në Maqedoni, Ali Ahmeti në një intervistë për RTK-ne më rastin e 11 vjetorit të pavarësisë se Kosovës ka thënë se taksa ndaj mallarave serbe duhet të pezullohet për ti hapur rrugë bisedimeve me Serbinë, trasnmeton Gazeta Metro.


Kreu I BDI’së ka kujtuar rrugëtimin e tij dhe të shumë bashkëveprimtarëve të tij për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Gjatë intervistës , në pyetjen e gazetarit se a duhet të hiqet taksa e vendosur, Ahmeti u shpreh se personalisht mendon se rrugë dalje nga kjo situatë ka me çka përkohësisht të bëhet pezullimi i taksës.

“Çdo vonesë në bisedimet përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë mund të shkaktoj problem jo vetëm në mes këtyre dy shteteve por edhe në rajon e më gjerë.

Kështu që i gjithë angazhimi duhet të shkojë në drejtim të forcimit të paqes, stabilitetit, sigurisë me çka si një tërësi e vetme të anëtarësohemi në NATO dhe Bashkimin Evropian,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë