Loading…

Alergjia anti NATO në Serbi

  • 07/11/2016 | 14:00

Alergjia anti NATO në Serbi

Shumica e serbëve besojnë se pas bombardimeve të NATO-së, në Serbi është shfaqur një alergji që nuk ka qenë aq e përhapur më herët. E vërtetë apo jo, besohet se 70 përqind e serbëve fitojnë reakcione alergjike gjatë verës nga bima e quajtur “Ambrozia”. 

Kjo ide konspirative shpesh herë ngritë edhe debate në mediat në Serbi, duke ngritur tensione ndaj popullaritetit edhe ashtu të keq të NATO-së në Serbi, sa shkon edhe aq larg që deklarohet se bima “Ambrozia”, nuk është rritur kurrë më herët në Serbi, dhe ka filluar të bijë vetëm pas bombardimeve, që zgjatën tre muaj të plotë, mbi tërë territorin e Jugosllavisë së mbetur që sot, përfshinë tri shtete të pavarura Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën.

Kjo alergji, thuhet se ka simptoma të afërt si alergji nga poleni pranveror, por ka reakcione më të fuqishme, në ënjtje, skuqje të syve dhe teshtisje.

Por e njejta alergji, nuk shfaqet në Kosovë dhe në Mal të Zi, të cilat poashtu u bombarduan, po aq sa Serbia. Teoria aq sa konspirative, po aq edhe qesharake, për alergjinë mistike nga “Ambrozia”, duket se më shumë është pjesë e propagandës pro ruse dhe anti NATO, se sa ndonjë alergji e vërtetë verore prej kësaj bime./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë