Loading…

Alec Baldwin mbyt aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë dhe plagos regjisorin gjatë xhirimeve të filmit të ri

  • 22/10/2021 | 09:07

Alec Baldwin mbyt aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë dhe plagos regjisorin gjatë xhirimeve të filmit të ri

Në xhirimet e filmit “Rust” në New Mexico, drejtoresha e fotografisë u mbyt aksidentalisht dhe regjisori i filmit u plagos pasi aktori Alec Baldwin shkrepi me armë zjarri në xhirime të enjten, thuhet sipas një deklarate të zbatimit të ligjit dhënë për CNN.

Drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins, 42 vjeçe, u transportua në spital me helikopter dhe u shpall e v dekur nga personeli mjekësor në Spitalin e Universitetit të New Mexico-s, thuhet sipas Policisë së Qarkut Santa Fe.

Regjisori Joel Souza, 48 vjeç, u transportua në Qendrën Mjekësore Rajonale “Christus St. Vincent” me ambulancë. Detaje për gjendjen e tij nuk janë dhënë, shkruan CNN.

“Sipas hetuesve duket se skena që po xhirohej përfshinte përdorimin e një arme zjarri kur ajo ishte mbushur me fishekë”, thuhet në deklaratë. “Detektivët po hetojnë se si dhe çfarë lloj predhash janë shkarkuar”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50. sipas kohës lokale, thanë hetuesit.

“Rust” është një film perëndimor, ngjarja e të cilit zhvillohet në vitet 1880, ku luajnë aktorë si: Baldwin, Travis Fimmel dhe Jensen Ackles.

Kërkesat me e-mail për të dhënë komente mbi ngjarjen tragjike të dërguara te kompania e prodhimit të filmit dhe një përfaqësues i Baldwin për media, nuk u kthyen menjëherë.

Zyra e Sherifit tha se hetimi “mbetet i hapur dhe aktiv” dhe nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë