Dy predha balistike janë rrëzuar mbi Abu Dhabi derisa dy aeroplanë luftarakë F-16 të Emirateve të Bashkuara Arabe shkatërruan pikat e lëshimit të këtij sulmi që takonin rebelëve jemenas Houthi që mbështeten nga Irani, transmeton Gazeta Metro.
Forcat ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe shkatërruan dy predha balistike të Houthi që kishin cak shtetin e gjirit Persik këtë të hënë ku nuk pati viktima ka njoftuar ministria e mbrojtjes së tyre, sulm që vjen pas sulmit vdekjeprurës një javë më parë.
Për më shumë se gjashtë vite Houthi kanë luftuar kundër koalicionit të prirë nga Arabia Saudite që përfshinë Emiratet, duke kryer sulme me drone e raketa përtej kufirit mes Jemenit dhe Arabisë Saudite.
Me 17 janar u krye në sulm i paprecedent nga Houthi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Mbetjet e predhave balistike të shkatërruara ranë në vende të ndryshme përreth Abu Dhabi” ka njotuar ministria në një komunikatë, duke shtuar se po ndërmerrte masa mbrojtëse ndaj të gjitha sulmeve.
MOD Joint Operations Command announces that at 04:10 hrs Yemen time an F-16 destroyed a ballistic missile launcher in Al Jawf, immediately after it launched two ballistic missiles at Abu Dhabi. They were successfully intercepted by our air defence systems. Video attached. pic.twitter.com/laFEq3qqLm
— وزارة الدفاع |MOD UAE (@modgovae) January 24, 2022
Ministria e mbrojtjes së Emirateve ka shtuar të hënën se dy aeroplanë F-16 të tyre kanë shkatërruar mekanizmat lëshuese balistike në veriperëndim të Jemenit pasi u hap zjarr me dy predha balistike nga aty gjatë natës.
Sulmim i të hënës ishte i dyti në territorin e Emirateve që nga sulmi i javës së kaluar i cili goditi një depo derivatesh në kryeqytetin Abu Dhabi, duke vrarë tre persona dhe shkaktuar zjarre afër aeroportit të tyre ndërkombëtar.
Të hënën zëdhënësi ushtarak i Houthi Yahya Saree ka deklaruar se kjo organizatë ka kryer një sulm të dytë ndaj caqeve të ndjeshme në Arabinë Saudite dhe në Emirate të Bashkuara Arabe.
Të dielën vonë mediat saudite kanë raportuar se predhat balistike të Houthi kanë rënë në jug të mbretërisë arabe, duke plagosur dy të huaj dhe dëmtuar punëtori dhe automjete në një zonë industriale.
Koalicioni i udhëhequr sauditët ka shtuar sulmet ajrore ndaj caqeve në territoret e kontrolluara nga rebelët Houthi në Jemen. Së paku 60 persona janë vrarë të premten e kaluar në provincën veriore Sadaa, ndërsa rreth 20 u vranë në kryeqytetin e Jemenit Sanaa të kontrolluar nga Houthi të martën e kaluar./gazetametro.net