Loading…

Aleanca për Shqiptarët: Vetëm një marrëveshje me njohje reciproke Kosovë-Serbi do të sillte stabilitet në Ballkan

  • 17/02/2019 | 11:58

Aleanca për Shqiptarët: Vetëm një marrëveshje me njohje reciproke Kosovë-Serbi do të sillte stabilitet në Ballkan

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Sela ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë, trasnmeton Gazeta Metro.


“Shteti i Kosovës lindi falë përpjekjeve të vazhdueshme, sakrificës dhe gjakut të shqiptarëve ndër shekuj. Kjo betejë vazhdon deri më sot, jo më për lirinë e Kosovës, por për konsolidimin e sovranitetit të saj të brendshëm e të jashtëm dhe për të ardhmen e saj euroatlantike, si shtet i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare. Një Kosovë e integruar jashtë dhe brenda, e unifikuar politikisht, në koordinim me SHBA dhe Bashkimin Evropian do t’i tejkalojë të gjitha sfidat dhe vështirësitë në bisedimet me Serbinë për arritjen e një marrëveshje juridikisht detyruese për njohje reciproke”, thuhet në urimin e kësaj partie.

Me tutje ASH thotë se vetëm një marrëveshje juridikisht detyruese për njohje reciproke mes kosovës dhe Serbisë, do të sillte siguri dhe stabilitet të përhershëm në rajon dhe perspektivë evropiane për dy shtetet dhe mbarë Ballkanin Perëndimor.

“11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës po karakterizohet edhe me transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Kjo ushtri do të jetë një aset dhe vlerë kombëtare jo vetëm e Kosovës po e mbarë shqiptarëve, që në të ardhmen pritet ti shërbejë Kosovës dhe qytetarëve të saj si dhe paqes botërore me një Kosovë të integruar në NATO. Aleanca për Shqiptarët shpreh urimet e sinqerta dhe të përzemërta popullit dhe institucioneve të Kosovës për njëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë, duke besuar fuqishëm se një popull që ka ditur ta fitoj lirinë do të dijë ta ndërtoj të ardhmen e vetë evropiane dukë e bërë Kosovën shtet sovran dhe demokratik të integruar në BE dhe NATO”, përfundon urimi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë