Loading…

Aleanca me Amerikën kërkon besnikëri dhe unitet politik të Kosovës

  • 13/01/2017 | 22:15

Aleanca me Amerikën kërkon besnikëri dhe unitet politik të Kosovës

SHBA është aleat i përhershëm i Kosovës dhe shteti ynë duhet të ketë unitet politik sa i përket raportit me Amerikën. Këtë mendim e ka ndarë zëvendësministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti në emisionin “Debat” në RTK duke thënë se pozita dhe opozita duhet të jenë unike sa i përket raporteve me Amerikën.


Hoti ka folur edhe për rastin e arrestimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze. Sipas tij, elita politike në vend është dashur ti dëshmojë Serbisë se ajo nuk mund të abuzojë me krerët e UÇK-së. Kur Franca liroi Haradinajn me kusht, kryeministri i Serbisë, Vuçiç paralajmëroi konferencë të jashtëzakonshme për këtë rast ndërkaq një gjë e tillë nuk është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe kjo sipas Hotit është lëshim i politikës në vend.

“Ne duhet të mbrojmë luftën e shenjtë të UÇK-së pa konsensus dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për emra të veçantë”, është shprehur Hoti. Këtu ai ka pasur kritika edhe për Kuvendin e Kosovës i cili sipas tij është dashur që të miratojë një rezolutë të dinjitetshme jo vetëm për z.Haradinaj, por që ti bëhet e qartë Serbisë se jemi shtet me perspektivë dhe të preket liria e vendit.

Sipas tij, Serbia po e dëmton vazhdimisht Kosovën nëpërmjet veprimeve të ndryshme. Hoti ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave serbe duke thënë se qeveria në vend duhet të ndjekë këshillat ndërkombëtare për këto dy çështje.

“Në qoftë se John Kerry , Joe Biden e personalitetet tjera vijnë në Kosovë për çështjen e demarkacionit dhe asociacionit dhe kërkojnë që të zgjidhen problemet për këto çështje, ne nuk mund të rrimë symbyllur dhe të jemi aq mospërfillës ndaj këshillave ndërkombëtare”, ka thënë Hoti.

Zëvendësministri ka folur edhe rreth ndërtimit të murit në veri duke thënë se muri është një politikë e fuqishme që Qeveria duhet ta shfrytëzojë për ta degraduar hegjemonizmin serb. Tutje, Hoti ka diskutuar për Partinë Demokratike të Kosovës dhe ndryshimet që duhen bërë në PDK, Hoti tha se Veseli duhet të bëjë reformë në nivelin ekzekutiv,legjislativ, partiak e në nivel të degëve të partisë.

Ai ka folur edhe për rolin e presidentit Thaçi duke e cilësuar atë si një pasuri që e ka Kosova dhe një njeri që ka punuar fort për vendin. Sipas zëvendësministrit, PDK me fillimin e vitit në krye me z. Veseli do të bëjë ndryshime të mëdha për të qenë pranë agjendës së qytetarit të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë