Aleanca e të Rinjve të Kosovës në Gjilan sot ka mbajtur Kuvendin e VI’të zgjedhor. Në këtë kuvend kishte një numër të madh të te rinjve, e ku pothuajse ishin mbi 300 persona.
Në këtë Kuvend morën pjesë edhe anëtarë të nivelit qendror të AAK’së, duke përfshirë nënkryetarët e AAK’së, Ahmet Isufi dhe Gazmend Abrashi si dhe kryetarja e gruas Magbule Shkodra, transmeton gazetametro.net.
Me 90 delegatë të ARK’së të cilët ishin prezent kanë zgjedhur Këshillin Drejtues prej 30 anëtarëve. Më pastaj Këshilli Drejtues e zgjodhi Kryetarin e te rinjve të Aleances në Gjilan.
Kryetar u zgjodh Arlind Vokshi, i cili është student në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan./gazetametro.net