Loading…

Albulena Haxhiu akuzon për shpifje Molliqajn

  • 11/01/2018 | 19:43

Albulena Haxhiu akuzon për shpifje Molliqajn

Deputeti i VV’së Dardan Molliqaj iu gëzua vendimit të Kryesisë për takim të Grupit Parlamentar, por edhe u shpreh i dëshpëruar me, siç tha ai, abstenimin e Albulena Haxhiut e Albin Kurtit.


Por, nuk ka vonuar reagimi i deputetes së VV’së, Albulena Haxhiu, e cila e ka akuzuar Molliqajn se po shpif, shkruan gazetametro.net.

‘Dardan Molliqaj paska thënë që unë kam abstenuar për takimin e përbashkët ndërmjet kryesisë dhe grupit! Kjo është shpifje!’, ka thënë Haxhiu.

Ndërkohë, ajo ka shtuar se ka përkrahur takimin e përbashkët, duke shtuar se nësë ka vetëm 1 përqind shanse për unifikim, sipas saj, duhet të punohet në atë drejtim.

Ndryshe, dje Kryesia e VV’së vendosi që të mbledh grupin parlamentar për të diskutuar rreth përçarjeve në parti./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë