Loading…

Albright krenohet me rolin e saj në lirinë e Kosovës

  • 10/01/2017 | 21:44

Albright krenohet me rolin e saj në lirinë e Kosovës

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në SHBA, ka njoftuar për takimet që ka pasur atje.


Së fundmi ai ka njoftuar se ka pasur një takim me ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright, i cili thotë se Albright i ka kujtuar krenarinë për rolin e saj në lirinë e Kosovës.

“Sapo përfundova një takim të përzemërt me miken time të shtrenjtë dhe përkrahësen e fuqishme të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, zonjën Madeleine Albright. Në këtë takim të veçantë dhe përmbajtësor, sekretarja Albright sërish më tha se ‘puna me të cilën ajo krenohet më së shumti gjatë periudhës sa ka shërbyer si Sekretare e Shtetit është roli i saj vendimtar për lirinë e Kosovës’”, ka shkruar Thaçi në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë