Loading…

Albini me Arushen

  • Nga

  • DARDAN ISLAMI

  • 02/02/2023 | 17:27

Albini me Arushen

Kurti si nje majtist ne dy dekadat e fundit ishte ne ndikim te fake narracionit se “SHBA po dobesohet dhe se rusia po forcohet”.


Shkruan: Dardan Islami

Kur po pytej per raportet e çuditshme me SHBA-te, ai gjethmone po i minimizonte ato duke tregu anekdota, dhe duke e perdorte nje ton te zerit poshtrues, duke e sjell diskursin ne nivel te Odave.

Si pasoje e ketij lloj komunikimit me SHBA, porosia qe ai po i dergonte votuesve apo siq i quajn ne VV, “analfabeteve funkcional” ishte se ne jemi sovranist dhe nuk i perfillim aleatet, duke ushqyet keshtu sentimentin antiamerikan qe po financohej nga te kater anet per ta manipulu opinionin.

Atij po i konvenonte kjo fryme majtiste populliste qe po frynte ne Evrope, ku me vone u deshmua se agjentet rus ishin infiltruar thelle duke finacuar parti te majta, por edhe te se djathtes ekstreme.

Personalisht se kam degjuar asnjeher qe ta kete permend rusin apo Putinin deri para 6 muje, ai nuk e fajsonte asnjeher Kremlinin per paralizimin e shtetit te Kosoves, ai fajsonte vazhdimisht perendimin, qeverine, nderkaq lideret e UÇK-se i kishte specialitet.

Sikur e gjithe bota edhe Kurti ishte i bindur se Putini do ta fitoj shpejt kete lufte ne Ukraine, dhe se fuqia e perendimit do te zbehej, siq ishte rasti i invazionit ne Krime me 2014, ku ata u gjeten te krejtsisht te pavendosur, para nje aktit te kryer. Ky narracion e solli Kurtin ne qorrsokak, sepse perendimi megjithate doli te tregohet unik dhe i fuqishem, deri sa skenari rus deshtoi plotesisht.
Keto dite verejm se si presidenti i Hungaris Orban dhe ai i Kroacis por edhe ai i Tyrkies, jane aktivizuar qe ta perçajn unitetin e BE dhe NATO, narracion ky qe po vazhdon nga popullistet anti perendimor.

Kurti nuk i lujti letrat gabimisht vetem nje njeher, ai besonte shume edhe se Serbia nuk do te ndahet nga Putini, duke shpresuar ne nje autogol te kundershtarit, por tash per tash rrethanat e krijuara ne 3 muajt e fundit, po na tregojn ndryshe!

Ne politike gabimi eshte legjitim, por nese Kurti vazhdon e behet penges i proceseve, e shpesh here edhe duke i demtuar ato dhe asnjeher duke mos marr pergjegjsi, atehere Kosova mund ta humbas edhe nje tren, si pasoj jo vetem e egos por edhe agjendes se tij.

SHBA-te ka kohe qe nuk i besojn Kurtit, pikerisht per arsyjet e lartpermendura.

Albin nderroje kursin sa nuk eshte ba vone! Personalisht i uroj suksese, por mbetem skeptik!

(Autori i këtij teksti është opinionist)

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë