Loading…

‘Albini i vogël’ e quan Isa Mustafën plak dhe gardën e vjetër të LDK’së si të etur për pushtet

  • 18/12/2019 | 22:06

‘Albini i vogël’ e quan Isa Mustafën plak dhe gardën e vjetër të LDK’së si të etur për pushtet

Deputeti i ri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, i cili njihet nga publiku si ‘Albini i vogël’, nga se mënyra si interpreton dhe flet nuk dallon shumë nga Albin Kurti, një politikan i ri e premtues për VV’në, ka reaguar ndaj LDK’së, transmeton Gazeta Metro.


Gjyshinca përmes një statusi në Facebook tha se Albin Kurti e Vjosa Osmani po sulmohen nga njerëz të cilët janë plakur në politikë, duke aluduar në kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa dhe gardë e vjetër në këtë parti.

Ai gardën e vjetër në LDK po e quan si të etur për pushtet.

Ky është statusi i plotë:

Vullneti i popullit për ndryshim i dalur nga kutitë e votimit më 6 tetor mbanë dy emra kryesorë: Albin Kurti e Vjosa Osmani.

Albin Kurti si kryeministër i votuar nga qytetarët tashmë, e Vjosa Osmani si më e votuara në LDK, përveq emra, përfaqësojnë edhe mendësinë e re që aq shumë i duhet shtetit tonë tani.

Sot, kjo mendësi e re gjendet nën sulm nga ata që përveç se janë plakur në politikë për dekada, edhe na kanë zhytur në këtë dështim.

Sot një shoqëri e republikë e tanë po bëhet kurban i konflikteve të brendshme partiake të udhëhequra nga njerëz me mentalitet të “pushtetit të vjetër” e të pangopur për pushtet.

Andaj sipas meje, nëse nuk ka reflektim, përballë kësaj situate kthimi tek populli është rruga më duhur për t’i shërbyer atij më së miri.

Vetëvendosje është lëvizje e vlerave!../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë