Loading…

Albini dyshonte se Shpendi bashkëpunonte me ambasadorë kundër tij, flet edhe Sveçla

  • 25/01/2018 | 17:58

Albini dyshonte se Shpendi bashkëpunonte me ambasadorë kundër tij, flet edhe Sveçla

Mospjatimet brenda Lëvizjes Vetëvendosje vetëm sa po shtohen. Deputeti Dardan Molliqaj mbrëmë ka deklaruar që kryetari i partisë, Albin Kurti ka dyshuar që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuka bashkëpunuar me ambasadorë kundër tij.


Për këtë ka reaguar deputeti Xhelal Sveçla, duke thënë disa detaje të tjera lidhur me këtë rast.

“E dimë se Shpendi pat dal në konferencë për shtyp kundër Bechtel-Enkës në korrupsionin e së cilës ishte vetë Delli. Në po atë mbledhjen e fundit të kryesise me GP, Albini e theksoi edhe një epizod me ambasadoren e radhës Tracy Jacobson si dëshmi që nuk mund të ketë pasur dyshime më midis nesh…”, ka shkruar ai.

Sveçla me qëllim dematimin e fjalëve të Molliqajt ka thënë që ka pasur dallime në mes të VV dhe FER-it, mirëpo të njejtat u shuan me shkrirjen e FER në VV.

Kurse reagimin e Shpend Ahmetit lidhur me këtë temë mund ta gjeni këtu.

Më poshtë reagimi i Xhelal Sveçlës pa ndërhyrje:

Albini e sqaroi qartë në mbledhjen e kryesise me grup parlamentar: në kohën e fushatës 2010, kur LVV dhe FER ishin kundërshtarë, ish ambasadori amerikan Christopher Dell e vizitoi atëbotë FER-in dhe hapur e mbështeti kurse e dënoi LVV-në. Normalisht se para shtatë vjetëve ekzistonin dilema në të dyja anët.

Por, u bëmë bashkë dhe vepruam bashkë dhe gjithnjë u rrit besimi i ndërsjelltë midis nesh. E dimë se Shpendi pat dal në konferencë për shtyp kundër Bechtel-Enkës në korrupsionin e së cilës ishte vetë Delli. Në po atë mbledhjen e fundit të kryesise me GP, Albini e theksoi edhe një epizod me ambasadoren e radhës Tracy Jacobson si dëshmi që nuk mund të ketë pasur dyshime më midis nesh…

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë