Loading…

‘Albin, sherrin ka me ta pa Kosova’, Zafir Berisha: Po duhet me i thënë Kadri Veselit rahmet për së gjalli

  • 30/06/2022 | 17:25

‘Albin, sherrin ka me ta pa Kosova’, Zafir Berisha: Po duhet me i thënë Kadri Veselit rahmet për së gjalli

Ish deputeti, Zafir Berisha, ka kujtuar një deklaratë të ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili për Albin Kurtin, tani kryeministër i Kosovës, kishte thënë se “Sherrin ka me ta pa Kosova, ki me kthye Serbinë në Kosovë”, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Berisha, ka komentuar edhe ikjen e madhe të qytetarëve nga Kosova, duke pyetur se sa nga këta qytetarë janë pjesë e atyre që i kanë besuar Kurtit.

Me tej, Berisha, ironizuar me Kurtin, për të cilin ka thënë se ky i fundit, e ka çliruar Kosovën në 14 shkurt të vitit 2021.

“Mbi 42 mijë qytetar, gjatë vitit 2021 e paskan lëshu Kosovën me “iden” se në këtë vend nuk ka me mbetën njeri me i fikën dritat në mrëmje! Jamë kurreshtar me ditën, sa nga ky numër kaq i madhë i qytetarve që e kanë lëshuar Kosovën, janë pjesë e turmave të trushpërlarëve që i kanë besuar mashtrimeve të Albinit i cili me 14 shkurt 2021 e ka “çliruar” Kosovën nga ish eksponentët e UÇK-së, me sojin e “hekuranoviqave”?! Rahmet për së gjalli po duhet me i thën Kadri Veselit, i cili më 2017 patë thën në Kuvend “ sherrin ka me ta pa Kosova, ki me k’thye Serbin në Kosovë”, ka thënë Berisha. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë