Loading…

‘Albin pishmani’ – Pasi ndërpreu seancën, Kurti i ‘lutet’ Hamzës e Gjinit: Ejani të ulemi e të bisedojmë për presidentin

  • 06/08/2026 | 13:52

‘Albin pishmani’ – Pasi ndërpreu seancën, Kurti i ‘lutet’ Hamzës e Gjinit: Ejani të ulemi e të bisedojmë për presidentin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, doli para mediave pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, e cila u pezullua pasi ai kërkoi kohë shtesë lidhur me procesin që lidhet me zgjedhjen e presidentit, transmeton Gazeta Metro.


Në deklarimin e tij nga holli i Kuvendit, Kurti theksoi se mbetet i hapur për bashkëpunim politik dhe u bëri thirrje përfaqësuesve të partive opozitare që të ulen në tryezën e bisedimeve, me qëllim të arritjes së një mirëkuptimi për hapat e mëtejmë institucionalë.

Ai veçoi kryetarin e AAK-së, Ardian Gjini, si dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, duke i ftuar në një takim për të diskutuar zhvillimet politike dhe përgjegjësitë që lidhen me proceset shtetërore.

“I bëj thirrje Ardian Gjinit, por edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza… që të takohemi e të bisedojmë, sepse nëse kryetari i Kuvendit i takon subjektit fitues dhe nëse qeverinë e formon mazhoranca që jemi ne, atëherë zgjedhja e presidentit është përgjegjësi edhe e PDK-së edhe e Aleancës. Nda duhet diskutim, e komunikim dhe unë jam i vullnetshëm dhe i interesuar”, deklaroi Kurti.

Kujtojmë se para zgjedhjeve të 7 qershorit, Kurti nuk i kishte konsideruar dy partitë në fjalë si partnerë për bisedime, ndërsa kohëve të fundit u ka dërguar ftesa për takime, të cilat janë refuzuar nga të dyja subjektet, PDK dhe AAK./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë