Loading…

Albin Kurtit i kthehen ‘bumerang’ komentet nga qytetarët pasi emëroi anëtar të VV’së nëpër Borde

  • 03/04/2020 | 16:03

Albin Kurtit i kthehen ‘bumerang’ komentet nga qytetarët pasi emëroi anëtar të VV’së nëpër Borde

Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i janë kthyer “bumerang”, komentet negative në postimin e tij ku flet për emërimet në borde, e që shumica prej tyre ishin anëtarë të VV-së dhe ish-kandidatë për deputetë nga partia e tij.

Kurti me anë të një postimi të mëhershëm, u tentua ta arsyetojë vendimin se kinse të njëjtit anëtarë do të bëjnë çkapjen nga shpërdorimi dhe korrupsioni që ishte instaluar sipas tij aty, shkruan lajmi.net.

“Shkarkuam borde e emëruam të rinj. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A., “Posta e Kosovës” Sh.A. dhe “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A., tash kanë borde të reja e profesionale. Këto borde janë të përkohshme të cilat do të merren me ç’kapjen e plotë nga shpërdorimi dhe luftimin e krimit e korrupsionit brenda tyre”, ka shkruar mes tjerash Kurti.

Mirëpo, të shumta ishin komentet në drejtim të Kurtit, e që e kritikonin ashpër atë për vendimin e politizimit të bordeve.

Përveç përkrahësve të tij që komentuan në atë formë, kishte edhe të tillë që e paralajmëronin Kurtin se në këtë formë të veprimit do t’i humbas edhe votat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë