Loading…

Albin Kurti uron Turqinë: Bayraminiz kutlu olsun

  • 23/04/2020 | 11:21

Albin Kurti uron Turqinë: Bayraminiz kutlu olsun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Turqinë dhe popullin si rrallë herë me një mbishkrim në gjuhën turke, shkruan Gazeta Metro.

Kurti ka uruar Turiqinë për 100 vjetorin e sovranitetit dhe parlamentarizmit, duke thënë se me 23 prill 1920, Mustafa Qemali, Ataturku, midis luftës e shpalli Asamblenë e Madhe Kombëtare, e shkëputi Turqinë prej perandorisë osmane, dhe organizoi luftën për liri e pavarësi.

Ai ka falënderuar po ashtu Turqinë për ndihmën e madhe që i ka ofruar Kosovë gjatë këtyre viteve të fundit.

Postimi i plotë i Kurtit:

Bayraminiz kutlu olsun

Një shekull më parë, Turqia ishte e pushtuar prej disa fuqish të mëdha botërore.

Duke përfituar prej paaftësisë të perandorisë për ta mbrojtur vetveten, vende të tjera sulmuan për të pushtuar pjesë të mëdha të Turqisë.

Por, për fatin e mirë të Turqisë, të popullit e të miqve të saj, 100 vite më parë, në 23 prill 1920, Mustafa Qemali, Ataturku, midis luftës e shpalli Asamblenë e Madhe Kombëtare, e shkëputi Turqinë prej perandorisë osmane, dhe organizoi luftën për liri e pavarësi, që e fitoi tre vite më vonë, pasi që çliroi pjesët e pushtuara të Turqisë dhe qytetin më të madh e më strategjik, Stambollin.

Prej asaj dite, 23 prilli festohet prej të gjithë turqve, si ditë e sovranitetin kombëtar, dhe si festë e fëmijëve.

Kosova ka gjetur mbështetje dhe miqësi te Turqia, si vend i rëndësishëm i NATO-s, por edhe si vend mik i shqiptarëve. Po ashtu, Kosova është atdhe i një minoriteti turk, me kontribute të rëndësishme në vendin tonë.

Prandaj, në këtë përvjetor të rëndësishëm, dua ta uroj popullin e Republikës Turke për një shekull sovranitet e parlamentarizëm. Ua uroj këtë datë të gjithë institucioneve të Turqisë, me në krye presidentin Erdogan, siç ua uroj edhe gjithë turqve të Kosovës. Patjetër, ua uroj edhe fëmijëve, meqë në Turqi kjo është edhe festë e fëmijëve.

Gëzuar, për miqësinë e fortë të Kosovës e shqiptarëve me Turqinë.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë