Loading…

Albin Kurti urdhëron Prokurorin ta lirojë personin që e kërcënoi me vrasje

  • 29/12/2019 | 14:46

Albin Kurti urdhëron Prokurorin ta lirojë personin që e kërcënoi me vrasje

Kandidati kryesor për kryeministër, Albin Kurti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se anëtari i NISMA Socialdemokratike, Haxhi Hoti, i cili vetëm para një dite kërcënoi Kurtin me vrasje, duhet të lirohet nga burgu, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se pavarësisht që nuk mund të vlerësojë çështjet e sigurisë dhe as të përzihet në ato të drejtësisë, Hoti duhet të lirohet në mënyrë që të pres Vitin e Ri bashkë me familje.

‘Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij’, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kujtojmë se Lee Harvey Oswakd ishte një Marksist amerikan, i cili vrau Presidentin e SHBA’së, John F.Kennedy më 22 nëntor të vitit 1963.

Ndërsa, Haxhi Hoti gjatë ditës së djeshme ka publikuar një shkrim në Facebook, ku thuhej se Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit i ka vetëm dy zgjidhje: Të lëshojë Kosovën ose të vritet, shkrim ky për të cilin pati reagime të shumta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë