Loading…

Albin Kurti takon Delegacionin Gjermano- Francez

  • 10/01/2018 | 19:15

Albin Kurti takon Delegacionin Gjermano- Francez

Pak minuta pasi është larguar pa thënë asnjë fjalë nga selia e VV-së Albin Kurti është rikthyer për të marrë pjesë në një takim me jë delegacion të qeverisë Gjermane dhe Franceze.


Sipas njoftimit zyrtar delegacioni i përbërë nga , i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Dr. Christian Hellbach dhe Shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane , z. Thomas Bertin,janë në një vizitë të përbashkët.

Gjatë vizitës ata kanë takuar liderë të ndryshëm të vendit.

“Vizita zhvillohet në sfondin e shqetësimeve në Berlin dhe Paris lidhur me përpjekjet e fundit për të  shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar “thuhet në njoftimin për vizitën.

http://gazetametro.org/perfundon-mbledhja-e-vetevendosjes-albin-kurti-pa-fjale/

http://gazetametro.org/ne-seline-e-vetevendosjes-shkojne-nderkombetaret/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë