Menjëherë pas lajmit për vdekjen e ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Kryeministri reagoi në rrjetin social Twitter pak çaste më parë, duke treguar pikëllimin që ndjeu pas marrjes së lajmit.
Saddened to hear of the passing of Madeline Albright, a remarkable woman with uncompromising morals for the United States, a friend of Kosova to the end, and a partner with all who pursued peace, freedom and democracy. We will miss you, Madam Secretary. pic.twitter.com/Dr1kYgOREv
— Albin Kurti (@albinkurti) March 23, 2022
“Me pikëllim dëgjova për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë. Do të na mungosh, zonja sekretare”, tha Kurti.
Sekretarja Albright ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare, pas luftës me kancerin./gazetametro.net